Lajme

Hetimet për dosjen Balluku, SPAK sekuestron pasuri të reja në zonën e Palasës! Rëndohen pozitat e ish-zv.kryeministres

Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në zonën e Palasës, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar lidhjet mes pasurive dhe personave të përfshirë në procedim.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Kujtojmë që SPAK ka marrë të pandehur Belinda Balluku për dyshime lidhur me procedurat e prokurimit publik. Hetimi përfshin disa tendera të zhvilluar gjatë kohës kur ajo mbante poste drejtuese.

Akuza kryesore për të cilën Balluku është marrë e pandehur lidhet me veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetimi i SPAK është përqendruar fillimisht te tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit.

Një tjetër procedurë e përfshirë në hetim është Unaza e Madhe të Tiranës.

Të Ngjashme