Lajme

Hidhet një mjet shpërthyes në Leposaviq, dyshohet të jetë shok bombë

efundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për lëndime, derisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore./teve1.info/