Lajme

Himarioti bën për “një lekë” Jorgo Goron: Pse më shite pronën? Turp të kesh

Një banor i Himarës është përplasur me kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goro.

Kryebashkiaku shihet me disa persona të tjerë në një tavolinë, ndërsa pranë tij afrohet një qytetarë. Qytetari i kërkon Goros të largohet nga Bashkia, pasi zgjedhjet e 14 majit të 2023 i humbi.

Ai në video madje akuzon kryebashkiakun se i ka shitur tokën dhe se në të po ndërtohet një projekt që është firmosur nga Goro.

“Ngrihu ik nga Bashkia, ke humbur, ke humbur. Turp të kesh. Mendohu mirë po të them, pse shite tokën time, pse nuk shite tënden. Miratove planin për në tokën time, pash tabelën, thoshte nga Jorgo Goro.Turp, turp që kam një mbiemër me ty”, dëgjohet të thotë ai.

@himara.gr Χιμαραίος τα χώνει στον «διορισμένο δήμαρχο» του Ράμα. «Γιατί πούλησες το χωράφι μου; Ντροπή σου. Εσύ έχεις χάσει, παραιτήσου» #himara #freebeleri ♬ πρωτότυπος ήχος – himara.gr