ShowBizzz

Histori rrëqethëse: I vdes bashkëshorti në gjumë, e la të vetme me djalin 1 vjeç!

Ida Vogli ka qenë e ftuar së fundmi në “Libero” me moderator Resul Sinani dhe ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, për të cilin tashmë ka shkruar edhe një libër.

Histori rrëqethëse: I vdes bashkëshorti në gjumë, e la

Ajo tregoi se kur djalin e kishte vetëm 1 vjeç, bashkëshorti i saj ndërroi jetë në gjumë si pasojë e një arresti kardiak. Ajo rrëfeu se kur u zgjua bashkëshorti i saj ishte i ngrirë pasi prej orësh kishte ndërruar jetë por ajo nuk kishte ndjerë gjë.

Në studio mes emocioneve Ida rrëfeu periudhën e vështirë që ka kaluar pas kësaj ngjarjeje, me ankthin dhe depresionin. Si fillim ajo tha se nuk kishte marrë ndihmë nga psikologë dhe psikiatër pasi mendonte se mund ta përballonte vetëm, por situata ishte përkeqësuar ndaj ndihma e tyre ka bërë që ajo sot ta ketë në menaxhim veten.

Ida kujtoi momente kur ka dashur t’i japë fund jetës së saj, madje edhe kur ka patur në duar djalin, por pasi ka ndryshuar stilin e jetesës, regjimin ushqimor, gjumin për të cilin ka marrë edhe ilaçe, palestër, dhe aktivitete të tjera të cilat e kanë ndihmuar tashmë ajo mund ta parandalojë veten në fazat e para të ankthit.

Mbi të gjitha, Idën gjatë këtyre 3 viteve, e ka ndihmuar të shkruarit dhe historinë e saj dhe traumat që ka kaluar tashmë i ka hedhur në një libër.

Videon e plotë e gjeni më poshtë:

 



bal