Lajme

Historia e trishtë e gruas me djalin autik, që u bë virale në rrjet dhe përplasi Ramën me protestuesit

File Bulku, nëna e cila u së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së saj prekëse, ka qenë në mesin e listën të personave që u përzgjodhën përfitues të programit të rindërtimit në 2021.

Mirëpo pasi Filja humbi bashkëshortin e saj, pronësia e pronës u tjetërsua dhe zonja në fjalë u bë bashkëpronare me familjen e burrit të saj. Këta të fundit mësohet se ndërhynë në përfitimin e këtij programi, duke e kundërshtuar atë, me synim që Filja dhe djali i saj i cili asokohe ka qenë vetëm 8 vjeç, të mos përfitonin.

“Znj. File ka qenë përfituese e programit të rindërtimit me VKB nr 8 datë 13.02.2021 por me ndarjen nga jeta të bashkëshortit, pronësia e pronës u tjetërsua duke u bërë bashkpronar dhe familja e të ndjerit të cilët edhe pas insistimeve tona nuk e përfituan programin pasi kishin qëllim që fëmija me spektrin autik të mos përfitonte pjesë duke u tërhequr nga programi” shkruan ish-drejtori i Sociales Tiranë, Alfred Muharemi.

Për rrjedhojë, familja Bulku nuk arriti të përfitonte nga programi duke lënë poa një shtëpi të banueshme zonjën File dhe djalin e saj.

Ndërhyrja e familjes së burrit të Files nuk mbaron këtu, pasi në emisionin Fiks Fare ata publikuan një material përmes së cilës File ushtronte dhunë ndaj djalit kur ai ishte në moshën 8 vjeç gjë e cila me mbështetjen e shtetit u përfshi në programet e prindërimit dhe nuk pati më asnjë incident pas monitorimit nga struktura sociale.

Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve që kaluan në jetë, nënë Filja refuzoi banesën sociale të ofruar nga ana e Drejtorisë së Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale.

Lajmi është bërë i ditur përmes reagimit të bërë në rrjet nga anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharemi i cili solli në vëmendje këto detaje rreth historisë së nënë Files, në një kohë kur ai ka qenë Drejtues i Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale.

Reagimi i plotë i Alfred Muharemit:

Kur kam qenë Drejtues i Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale, me Znj. File dhe djalin e saj sëbashku me Znj. @shutku_ariana e Njësisë së Vlerësimit dhe Referimit të Njësisë Administrative nr1 kemi marrë masat e nevojshme për ta mbështetur si vijon :

Znj. File ka qenë përfituese e programit të rindërtimit me VKB nr 8 datë 13.02.2021 por me ndarjen nga jeta të bashkëshortit, pronësia e pronës u tjetërsua duke u bërë bashkpronar dhe familja e të ndjerit të cilët edhe pas insistimeve tona nuk e përfituan programin pasi kishin qëllim që fëmija me spektrin autik të mos përfitonte pjesë duke u tërhequr nga programi.

Edhe për këtë gjë ata publikuan në emisionin Fiks Fare një material ku Znj. File ushtronte dhunë ndaj djalit kur ai ishte në moshën 8 vjeç gjë e cila me mbështetjen e shtetit u përfshi në programet e prindërimit dhe nuk pati më asnjë incident pas monitorimit nga struktura sociale.

Për Znj. File jemi kujdesur gjithë si aparat duke i ofruar mbështetje të vazhdueshme në pagesë, në shërbime multifunksionale dhe i garantuam një banesë sociale me kushtet më bashkëhore por nuk e pranoi kurrë për shkak se nuk donte të largohej nga banesa e saj sepse me të drejtë mendonte se nëse largoheshe nuk do të përfitonte asgjë nga lufta midis familjarëve.

Pra e kisha të nevojshëm këtë sqarim publik, pasi në mediat online po linçohet struktura sociale që ndaj Znj. File dhe djalit të saj nuk ka pasur aspak vëmendje nga qeveria. Jam i pikëlluar që linçohet puna e sektorit social në vend sepse falë këtij sektori me gjithë burokracit, me vlerësimin jo të merituar ku do donin kanë bërë punë heroike duke trajtuar çdo rast nevoje me humanizëm dhe pa orar.

Të Ngjashme