ShowBizzz

Historia prekëse: Parashqevi Simaku nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej djali!

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit pasi aty kishte udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej.

Analisti Arjan Curi në programin “Top Story” ka treguar se në bisedat që ka bërë me Elton Ilirjanin, artistja ka rrëfyer se qëndronte aty pasi priste që djali të kalonte dhe ajo do të mund ta takonte.

“I ka treguar Eltonit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij. Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Haçhikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim.

Historia prekëse: Parashqevi Simaku nuk largohej nga stacioni i trenit se

Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim’. Unë mendoj se si Eltoni, askush nuk mund të kujdesej më mirë për një artiste si ajo. Ai ka marrë miratimin e familjarëve, ka marrë kontakt me autoritetet shqiptare. Këto ditë, ai do ta çojë Parashqevinë nëpër vizita, sepse ajo ka vite q nuk shkon nëpër mjekë”, tregoi Curi.



bal