Duket se jo vetëm dy zëra e dy artistë interesant por edhe kanë qëlluar në shenjë me këtë bashkëpunim muzikor.
Këngëtarët Liria dhe Valdet kanë sjellë duetin “Syni jem” që duket që më orët e para të publikimit po pritet mjaft mirë dhe po pëlqehet shumë.
Siç edhe kishte treguar më herët artistja Liria se po mendonte të kishte një duet dhe ja ku ka ardhur tashmë dhe duket se do të jetë vërtet një hit veror i përshtatur për këtë verë të nxehtë.
Mësojmë se klipi është xhiruar më një kompleks shumë luksoz në NYC Manhattan dhe një pjesë te ura e njohur Brooklyn Bridge por edhe në rrugët e njohura të Soho’s. Video është xhiruar nga një kompani e njohur në NY me emrin “Albapro” me drejtor Amri Suka dhe edituar nga Shug Dula.
Artistja duket mjaft mirë falë dhe duarve të Jessika Dedvukaj, ndërsa mësojmë se modelja në video me saksofon është një shqiptare e cila mori pjesë në Miss Trrn USA me emrin Samantha Shkreli. Për muzikën dhe tesktin kanë bashkëpunuar me producentin shqiptar Marenglen Boja.
Klikoni në linkun poshtë dhe shijojeni këtë super këngë nga Liria dhe Valdet.