Lajme

Homazhe për 3-vjeçarin para klinikës së Roland Xhaxhos

Dhjetëra qytetarë u mblodhën pasditen e djeshme përpara klinikës private të Roland Xhaxhos, aty ku dhe 3-vjeçari Brian Spahiu iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gojë, mirëpo fatkeqësisht rezultoi të ishte fatale për të voglin pasi ndërroi jetë.

Me pankarta në duar dhe të shoqëruar dhe nga fëmijët e tyre, qytetarët janë mbledhur për një tubim sensibilizues si dhe  për të bërë homazhe për vogëlushin.

Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e të voglit të cilët kanë kërkuar drejtësi për Brianin dhe Prokuroria të bëjë punën dhe të zbardhë këtë ngjarje të rëndë.

3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikë pas mbidozës së narkozës e cila i preku mushkëritë.