Dashi
Dita e sotme do nisë më qetësisht se e djeshmja dhe ju do ndiheni më mirë. Nëse keni një lidhje partneri do jetë gjatë gjithë kohës në anën tuaj dhe do mundohet me sa të mundet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. E rëndësishme është që emocionet do shtohen fuqishëm në mesditë. Ju beqarët do keni një tërheqje të fortë nga dikush dhe nuk do prisni shumë për të filluar edhe një lidhje pasionante. Në punë ka ardhur koha të diskutoni me shefat edhe ndonjë ngritje rroge. Prisni më vonë përgjigjen prej tyre duke u treguar të duruar. Sektori i financave do ketë një transformim rrënjësor e pozitiv.
Demi
Yjet do iu hapin shumë dyer gjatë kësaj dite dhe do ju duket vejan më të rëndësishëm se më parë. Nëse keni një lidhje, jetës tuaj sentimentale nuk do i mungojnë momentet interesante. Për asnjë moment nuk do qëndroni në heshtje me partnerin tuaj, përkundrazi do flisni me zë të lartë dhe do i shprehni të gjitha ndjenjat dhe idetë. Ju beqarët do jeni më euforikë pasi të takoni dikë pasdite. Jeta juaj profesionale do jetë goxha e mirë dhe e qëndrueshme. Do ndiheni të plotësuar edhe në këtë plan. Në planin financiar ka rrezik që Plutoni të ndikojë negativisht dhe të sjelle goxha probleme.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jepni gjithçka që keni në dorë për të arritur rezultatet që keni dashur dhe do ja arrini qëllimit. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e ndryshme nga ato që keni kaluar kohët e fundit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e veçantë dhe do zbuloni edhe disa anë të reja të tij që do ju bëjnë ta adhuroni akoma më shumë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime edhe për pak kohë kështu që do i refuzoni të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në punë do iu jepen mundësi të reja për ta treguar veten dhe do i habisni që të gjithë. Ziliqarët do mbeten keq. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të pendoheni.
Gaforrja
Shpesh do ndiheni nervozë gjatë kësaj dite dhe mjaft të tensionuar. Në disa momente do ju duket sikur asgjë nuk do ju ecën si duhet. Për ju të dashuruarit, edhe pse presioni nga jashtë do jetë i tejskajshëm gjithë kohës, ju nuk do i dëgjoni aspak të tjerët dhe do bëni gjithçka që dëshironi. Partneri do jete më i çiltër dhe do dijë edhe t’iu surprizojë. Ju beqarët nuk do dini si ta joshni atë që pëlqeni dhe ka rrezik që ai t’iu ikë nga duart. Në punë kompetencat dhe aftësitë që keni do bëjnë shumë persona xhelozë. Mos lejoni askënd t’iu shkatërrojë planet. Në planin financiar fati do jetë me shumicë dhe gjendja do vijë shumë shpejt duke u normalizuar.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni mjaft intuitivë dhe keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Edhe në momente delikate do dini të bëni zgjedhje. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e shkëlqyer. Gjatë gjithë kohës do përjetoni emocione të forta dhe do i harroni problemet që keni pasur më herët. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje, por miqtë nuk do iu lënë asnjë moment vetëm që të mërziteni. Në punë edhe sikur ta humbni durimin dhe të mendoni ta lëshoni veten miqtë nuk do ua lejojnë. Së bashku me ta do arrini objektivat e programuara. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat të keq nuk do ja arrini dot.
Virgjëresha
Në shumë raste do hezitoni të veproni gjatë kësaj dite, kur në fakt duhet ta lini veten më të lirë. Yjet do i keni në krah. Nëse keni një lidhje mos hezitoni të diskutoni me partnerin tuaj për çdo gjë dhe keni për ta parë që çdo gjë mes ju të dyve ka për të ecur për mrekulli. Komunikimi do ju afrojë edhe me tepër dhe do iu bëjë të kuptoni edhe anë të tjera të njëri-tjetrit. Ju beqarët më mirë të mos ndërmarrin shumë rreziqe për të ndryshuar situatën sepse do gabojnë e do lëndohen. Në punë, të gjitha përpjekjet që keni bërë për ta ndryshuar situatën kanë për të dhënë rezultat. Ja që me përpjekje arrihet çdo gjë. Financat do jenë të mira, por jo aq sa për të bere investime të palogjikshme.
Peshorja
Ka rrezik të bëni gabime gjatë kësaj dite dhe jeta do ju marrë një kthesë jo të mirë. Çështjet e zemrës për ju të dashuruarit nuk kanë për të ecur më së miri. Mund të keni mosmarrëveshje për tema delikate dhe mund t’i thoni njëri-tjetrit gjëra tejet të gabuara. Ju beqarët më mirë ta lini veten të lirë dhe të bëni atë që do mendoni më të arsyeshmen. Në punë dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin disa kolegë të vjetër sepse ata kanë më tepër përvojë se ju. Nuk keni për t’u zhgënjyer më vonë. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri. Ndihma e familjarëve ka për të qenë gjithashtu e çmuar.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të një jete sociale më të mirë dhe me pak përpjekje do ja dilni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e qetë dhe me ngjyra. Do i përkushtoheni më tepër njëri-tjetrit dhe emocionet në disa raste do jenë të forta. Për ju beqarët, disa njohje të rastësishme mund të shndërrohen në histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë do kërkoni të bashkëpunoni me kolegët sepse e dini që vetëm me mbështetjen e tyre mund t’ia dilni mbanë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe jo vetëm që do i shlyeni borxhet e marra, por do mund të ndihmoni edhe disa familjarë.
Shigjetari
Sot do keni shumë shije dhe do i bëni gjërat si duhet. Mjaft gjëra do lulëzojnë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do forcohet akoma më tepër. Në shumë momente do jeni si një trup i vetëm me të pasi do kuptoheni me shikime dhe do mendoni njësoj për çdo veprim që duhet bërë. Ju beqarët do bëni mirë të mos hidhni asnjë lloj hapi sepse nuk është dita juaj me fat. Në punë do keni surpriza shumë të bukura nga shefat dhe këto do ju shtyjnë të mos i ndalni përpjekjet për të arritur më lart. Kur vlerësohesh e bën çdo gjë me më shumë dëshirë. Në planin financiar duhet të merrni masa më strikte që ta vini situatën nën kontroll.
Bricjapi
Sado që të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do ja dilni dot të arrini atje ku doni. Shpesh do ju mungojë motivimi dhe frymëzimi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë rutine dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Edhe pse në shumë raste do ndiheni të mërzitur, nuk do hidhni asnjë lloj hapi për të bërë ndryshime. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe të mbushur me takime mjaft interesante. Në punë edhe pas shumë përpjekjeve nuk do arrini dot të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa më shumë kujdes pasi vetëm ashtu do e mbani atë të qëndrueshëm dhe nuk do keni vështirësi për të kryer shpenzimet e nevojshme.
Ujori
Ka ardhur koha të vini në punë talentet tuaja gjatë kësaj dite në mënyrë që të arrini majat. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i shtoni dozat e fantazisë pasi vetëm ashtu do mund ta mbani lidhjen të qëndrueshme. Nga ana tjetër nuk do keni as probleme. Ju beqarët do joshni gjithë kohës, por nuk do keni fat që të filloni një lidhje siç e kishit ëndërruar. Në punë ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë. Do ju realizohen të gjitha planet dhe mund t’iu bëhet propozimi për një post të rëndësishëm. Në planin financiar duhet të ndiqni një politike strikte në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.
Peshqit
Gjatë gjithë kësaj dite do keni pakënaqësi dhe do debatoni me ata që keni pranë. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift nuk ka për të qenë shumë pasiononte, megjithatë në tërësi nuk do keni probleme serioze. Mundohuni të flisni e të diskutoni për çdo gjë me partnerin dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të dëshpëruar pasi nuk do arrini të gjeni princin e kaltër. Në punë do mbani shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni megjithatë për fat të keq nuk do arrini dot t’i përfundoni detyrat e dhëna. Do keni nevojë për më shumë kohë. Në planin financiar do keni probleme të vogla, por asgjë për t’u alarmuar.