Horoskopi

Horoskopi i datës 29 shkurt 2024

Dashi

Mundohuni të shpreheni më shumë gjatë kësaj dite sepse po i mbyllët zemrat nuk keni për të përfituar asgjë të mirë. Ju të dashuruarve, jeta profesionale dhe ajo sociale ka mundësi të mos ju lënë hapësirë të lirë për ta kaluar me partnerin dhe kjo do ju mërzitë disi. Gjithsesi ai do tregohet tolerant dhe i kuptueshëm. Ju beqarët duhet të pranoni të gjitha ftesat, por jo të nxitoheni. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe nën presion për të arritur objektivat e dhëna. Kjo do ju shpërqëndrojë në disa momente dhe do ju bëjë shumë në ankth. Në planin financiar mos i dëgjoni shumë këshillat e miqve sepse do gaboni rëndë dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Demi

Herë pas here dita e sotme mund të jetë e turbullt dhe e mbushur me sfida, megjithatë nuk do mundojnë as çastet më të qëndrueshme. Dëgjojini këshillat e të afërmve sa të mundeni. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni më autoritarë se kurrë më parë. Kjo do e acarojë tej mase partnerin dhe në disa momente debatet do jenë të zjarrta. Ju beqarët do ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet për të bërë për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni konflikte me disa kolegë dhe mund të shpërqendroheni plotësisht. Në planin financiar nuk ka asgjë për çfarë të shqetësoheni. Duke u kujdesur gjithmonë gjendja do mbetet e mirë.

Binjakët

Gjatë gjithë kësaj dite do i keni mendimet shumë të ndriçuara dhe do ndiheni shumë të çliruar. Jupiterin do e keni pranë dhe ai nuk do lejojë të ndodhin gjëra të këqija. Ju të dashuruarit do keni një bashkëpunim të fortë me partnerin tuaj. Ai do ju kuptojë më së miri dhe do mundohet sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat e zjarrta. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të pamenduara mirë sepse përndryshe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë do filloni një projekt të rëndësishëm që do ua zgjerojë edhe më shumë horizontet. Do jeni edhe më të përqendruar nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe do ja arrini ta stabilizoni situatën.

Gaforrja

Hëna do ua ndriçojë mendjen gjatë kësaj dite, do ju bëjë më të përqendruar dhe më të organizuar. Saturni do ua stabilizoje jetën ju të dashuruarve. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Çdo gjë do ecë më së miri. Ju beqarët do përjetoni emocione të forta falë disa takimeve impresionuese që do realizoni në momentet kur do jeni të pashoqëruar nga miqtë. Në punë do keni virtyte të shumta dhe shefat do iu japin detyra të reja me më shumë përgjegjësi. Dijeni se edhe buxheti do rritet brenda pak kohësh. Sot në fakt financat do jene të dobëta për shkak të një shpenzimi të nevojshëm që do ju duhet të kryeni.

Luani

Nuk do bëni përpjekjet e duhura gjatë kësaj dite për të mbajtur një ambient të mirë kështu që mos prisni që të ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do e lini paksa pas dore jetën tuaj sentimentale duke qenë se familja do ketë nevojë për mbështetje. Bëni mirë të flisni me partnerin për çdo gjë në mënyrë që ai të mos mendojë gjëra të paqena. Ju beqarët do ja kaloni mirë dhe nuk do keni nevojë për të bërë ndryshime të statusit. Në punë e dini se duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur sa më lart, por nuk keni për t’ia dalë dot. Do keni një lloj stepjeje që do ju pengojë në çdo moment. Financat do jenë shume më të begata se disa kohë më parë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni në humor edhe më të mirë dhe do arrini të përqendroheni pas gjërave thelbësore. Do jeni gjithë kohës te motivuar gjate kësaj dite dhe do mundoheni ne çdo moment ta surprizoni atë qe keni ne krah. Beqaret do mbeten ashtu si janë edhe për disa kohe. Personat qe do ju gjenden rreth e rrotull nuk janë te përshtatshmit. Në punë do persekutoheni jashtëzakonisht dhe nuk do lodheni edhe sikur sfidat [para jush të jetë të vështira. Miqtë do ju përgëzojnë gjithë kohës. Financat do jenë shumë më të mira se disa ditë më parë dhe kjo falë ndihmës se pakushtëzuar që do iu japin miqtë e ngushtë.

Peshorja

Hëna do ju bëjë ta shfrytëzoni në maksimum ditën e sotme. Do argëtoheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Ju të dashuruarit do keni ndodhi të papritura, por që do ju bëjnë mjaft mirë. Partneri do dijë si t’iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të dëshiruar. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se më parë dhe do mund të takojnë persona me vlera. Merrni kohën e duhur për t’i njohur në çdo aspekt e më pas hidhni hapa. Në punë do keni më shumë dëshirë për të kaluar në një tjetër etapë. Guxoni sot sepse yjet do i keni në anën tuaj. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Akrepi

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atë që dëshironi. Mundohuni vetëm mos tregoheni impulsive. Ju të dashuruarve, disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift, por dashuria që ju keni për njëri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot keni për të mbetur vetëm. Në punë do ndiheni në formën tuaj më të mirë dhe asnjë sfidë nuk do ju duket shumë e vështirë për t’u kaluar. Do ja dilni mbanë me gjithçka dhe do ndiheni më të plotësuar. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe të dilni apo të argëtoheni duke shpenzuar më tepër.

Shigjetari

Mërkuri do ju shtyjë të zbuloni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Do keni etje për të panjohurat sidomos në planin profesional. Ju të dashuruarit do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme. Do i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Ju beqarët do jeni gjithë kohës nën tension dhe nuk do mund të realizoni dot takime. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të shprehni idetë e projektet tuaja si dhe të mbroni ato. Mërkuri do e favorizojë edhe komunikimin. Financat do kenë disa përmirësime të vogla dhe kjo falë perkujdesit dhe masave strikte që keni marrë kohët e fundit.

Bricjapi

Do jeni seriozë gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Nuk do lejoni askënd t’ua destabilizojë jetën. Për ju të dashuruarit priten plot çaste të këndshme. Do e keni më të lehtë të komunikoni lirshëm me atë që keni në krah dhe do argëtoheni pa fund. Ju beqarët duhet të dilni me personat që do iu ftojnë, por kurrsesi nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Në punë do keni ndryshime të jashtëzakonshme që as nuk i kishit menduar. Mund të merrni një post të rëndësishëm në kompaninë ku jeni ose do ju bëhet një propozim që nuk e kishit parashikuar. Gjendja e financave do përmirësohet atëherë kur ju të hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse. Sa më shpejt të ndodhe kjo aq më mirë për ju.

Ujori

Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me pozitivizëm. Dielli do ju favorizojë edhe komunikimin me të gjithë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e qëndrueshme dhe e begatë kjo e sotmja. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ta ndryshojnë statusi. Në punë është dita ideale për të shprehur ide, për të negociuar e për të hedhur hapa. Do keni një aftësi bindëse që do ju mahnitë edhe vetë. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si ju do e kishit dëshiruar.

Peshqit

Hëna do ju lejojë t’i shihni gjërat qartësisht gjatë kësaj dite dhe herë pas here do futeni në telashe pa kuptim. Për ju të dashuruarit do ketë disa vështirë kjo e sotmja. Do ju kujtohen probleme të së kaluarës dhe do konfliktoheni sërish me partnerin. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe nuk do prisni shumë për t’u hedhur në krahët e dikujt. Kujdes sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Në punë duhet të jeni sa më kreativë që të mundeni sepse vetëm ashtu mund të hidhni hapa para. Nëse qëndroni në një vend dhe prisni vetëm nga të tjerët nuk do përfitoni asgjë. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe çdo gjë do ecë më së miri.