Dashi
Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.
Demi
Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje.
Binjakët
Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Nëse keni një lidhje do ju duhet thjesht të kaloni pak më tepër kohë me partnerin sepse kur të jeni të dy pranë e pranë do jetë zemra ajo që do ju drejtojë. Ju beqarët do dini si të flirtoni dhe kur t’i thoni diçka një personi. Ka mundësi që pasdite të ndodhë edhe diçka e bukur. Në punë planetët do ju sjellin fat dhe qartësi në mendime. Jo vetëm që nuk do gaboni, por do keni arritje edhe më të mëdha nga sa e kishit parashikuar. Paratë do jenë më të kënaqshme.
Gaforrja
Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.
Luani
Hëna do ju bëjë shumë mosbesues sot. Nga ana tjetër do e teproni edhe me ankesat çka mund t’i acarojë ata që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Do e pyesni veten për gjërat që doni të bëni më tej dhe mundet edhe të diskutoni më hapur me atë që keni në krah. Besojini ato që ai do iu thotë sepse ju do me të vërtetë shumë. Nëse jeni beqarë nuk do ja keni besën askujt dhe do keni frikë te hidhni hapa. Në punë mos kërkoni të realizoni gjithçka në një moment të vetëm sepse është e pamundur. Mos prisni as që dikujt t’i vijë keq dhe t’iu ndihmojë. Financat do jene me delikate se dje.
Virgjëresha
Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.
Peshorja
Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur për eksperienca të reja mjafton që të përjetoni eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë tërësisht ndryshe, por plot ngjyra. Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe nuk duhet të pranoni të dilni me zor me dikë. Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin. Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.
Akrepi
Sot do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk ua ka marrë mendja. Në fakt kjo sjellje nuk do ju çojë në rrugën e duhur. Nëse jeni në një lidhje mbajeni më pranë partnerin dhe mos e lini pas dore. Nëse ai fillon t’iu shmanget dhe të mënjanohet dijeni se po i dilni nga qejfi fale sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ende jeni beqarë mos u tregoni impulsive sepse do pendoheni për gjithë jetën. Në punë nuk do ndiqni ritmin e duhur dhe nuk do i organizoni si duhet gjërat. Asgjë e mirë nuk pritet për ju. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.
Shigjetari
Hëna, Neptuni dhe Dielli do sulmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të humbni arsyen. Ju të dashuruarit do tregoheni dominues dhe shumë striktë me atë që keni në krah dhe kjo gjë ka për të sjelle debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Urdhra mos jepni sepse askush nuk do ju durojë dot. Ju beqarët do keni një ditë kaotike dhe pa asnjë mundësi të mirë. Në punë, nëse do ju duhet të shkoni në mbledhje, mundohuni të merrni fjalët, por paraprakisht përgatituni çfarë do thoni. Gjeni mënyrën edhe për t’u shfajësuar për gabimet. Financat nuk do kenë aq te mira sa për të bërë investime.
Bricjapi
Dielli do ju bëjë të jeni me humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni edhe më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë. Nëse keni një lidhje do jeni pafundësisht shprehës sot dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien edhe më interesante. Transparenca dhe prakticiteti do jenë virtyte shumë të pëlqyera. Ju beqarët nuk duhet të prisni të jetë tjetri ai që do i hedhë hapat i pari, por duhet të tentoni vetë. Në punë do ju pëlqejnë sfidat dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndaleni asnjë moment. Edhe gjendja e financave do jetë goxha e mirë.
Ujori
Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.
Peshqit
Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.