Horoskopi

Horoskopi i ditës sipas Jorgo Pullës, parashikimi për të gjitha shenjat

Dashi

Sot do ndiheni energjikë dhe të vendosur për të përshpejtuar shumë gjëra. Kujdes paradite me debatet dhe keqkuptimet. Në punë vijnë oferta apo takime të rëndësishme. Fundjava sjell surpriza në dashuri dhe udhëtime. Pas datës 4 qershor nis një periudhë shumë pozitive për ju.

Demi

Keni debate që lidhen me punën dhe rolin drejtues, por gjithçka do jetë për të mirën tuaj. Favorizohen ndryshimet profesionale dhe dokumentet e rëndësishme. Kujdes me blerjet këtë fundjavë: kontrolloni mirë çdo gjë para se të vendosni.

Binjakët

Karriera merr kthesë shumë pozitive. Një ofertë apo kontratë afatgjatë ju favorizon jashtë mase. Është momenti juaj për rritje ekonomike dhe stabilitet. Në dashuri favorizohen lidhjet serioze dhe vendimet afatgjata.

Gaforrja

Një nga shenjat më të favorizuara të momentit. Punë, provime, karrierë dhe stabilizim emocional — gjithçka ecën në drejtimin e duhur. Vendimet që merrni tani do kenë ndikim afatgjatë. Lajme shumë të mira priten në ditët në vazhdim.

Luani

Lëvizje, udhëtime dhe ndryshime të mëdha për ju. Mundësi për të ndryshuar vendbanim apo për të lëvizur jashtë shtetit. Financat përmirësohen dhe një ëndërr e vjetër fillon të realizohet. Jeni në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha

Mjaft ndikime në fushën profesionale. Dokumente, firma dhe vendime të rëndësishme kërkojnë kujdes. Korrigjoni gabimet e së shkuarës dhe mos nxitoni. Qershori sjell lajme dhe ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

Peshorja

Pas një periudhe të vështirë, tani vijnë zhvillime pozitive financiare dhe profesionale. Mund të merrni para të prapambetura ose të zgjidhni një problem ekonomik. Në dashuri ka surpriza dhe mundësi për fejesë apo martesë.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj ju jep forcë dhe intuitë të jashtëzakonshme. Do dilni fitimtarë në shumë situata ku jeni nënvlerësuar. Kujdes nga njerëzit fals. Në punë dhe ekonomi jeni në ngritje të fortë.

Shigjetari

Hëna e plotë po afron dhe ju jep energji të madhe për ndryshime. Financat, puna e dytë apo investimet favorizohen. Fundjava sjell vendime të rëndësishme dhe bashkëpunime të reja. Dashuria ecën shumë mirë.

Bricjapi

Takime, biseda dhe zhvillime në biznes ju favorizojnë. E shtuna dhe e diela janë qetësia para ndryshimeve të mëdha. Në dashuri mund të ketë afrime serioze dhe stabilitet emocional.

Ujori

Një periudhë shumë pozitive për karrierën dhe biznesin. Një takim i rëndësishëm sot mund të hapë rrugë të reja profesionale. Favorizohet stabilizimi sentimental dhe vendimet për të ardhmen.

Peshqit

Fokus i madh tek ekonomia dhe çështjet ligjore. Disa prej jush marrin lajme shumë të mira nga diaspora apo familja. Kujdes me ndërhyrjet e personave të tretë në dashuri. Është koha për të ruajtur marrëdhëniet e rëndësishme.

Të Ngjashme