Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

Gjatë kësaj jave do të reflektosh mbi gjërat që imagjinon. Një bashkëveprim i ri do të ndodhë mes Hënës dhe Marsit në Binjakë dhe më tej, Hëna e re në Luan do të të ndihmojë që të marrësh dozën e duhur të energjisë që të duhet për të vijuar një muaj të gjatë. Në të njëjtën ditë, Afërdita do të hyjë në Virgjëreshë, duke të të bërë një person mjaft tërheqës.

Dashi

A lidhen fjalët me veprimet e tua, Dash? Hëna bashkë me Marsin do të bashkohen në Dem për të të ndihmuar që të tejkalosh problemet që ke mes asaj që bën dhe asaj që thua. Hëna e re në Luan do të merret me sektorin tënd të vetëbesimit, duke të të treguar sa rëndësi ka që të kesh besim në zgjedhjet e tua dhe në veprimet plot kurajo që ndërmerr.

Demi

Dëgjoje trupin tënd, i dashur Dem! Hëna dhe Marsi do të sjellin drejt teje të gjitha sinjale që do të duhet t’u kushtosh rëndësi dhe vëmendje. Hëna e re në Luan të drejton nga njerëzit dhe vendeve që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, ndërsa Virgjëresha në Afërditë do të tërheqë tek ti marrëdhënie që të sjellin paqe dhe lumturi.

Binjakët

Të flasësh drejt dhe troç është çelësi për shumë marrëdhënie. Duhet t’i japësh një rëndësi të veçantë komunikimit të sjellshëm dhe të dhembshur, sidomos kur nuk i di sfidat me të cilat po përballet personi tjetër. Hëna e re në Luan të rikujton se ti luan rolin e një personi që dërgon mesazhe në horoskop, ndaj komunikimi i qartë është gjithnjë opsioni më i mirë.

Gaforrja

Shpreso për shumë gjëra, Gaforre! Një Hënë që bashkëpunon me Marsin të ndihmon që ta kujtosh se ndjesitë, qofshin pozitive ose jo, nuk zgjasin përgjithmonë. Të dielën, një Hënë e re do të shkëlqejë qiellin, për të të dërguar drejt qëllimeve të tua, sigurisë financiare dhe realizimit të dëshirave.

Luani

Gëzuar ditëlindjen, Luan! Hëna dhe Marsi bashkohen për të ndriçuar zonën e miqësisë, duke të të inkurajuar që të ndihmosh miqtë e tu në marrjen e vendimeve të tyre. Afërdita do të shkojë në Virgjëreshë të dielën, për të të sjellë begati financiare dhe forcim të marrëdhënieve të tua.

Virgjëresha

Ndiq ambiciet e tua, e dashur Virgjëreshë! Një Hënë dhe Mars produktiv do të bëhen bashkë për të të ndihmuar të bësh diçka ndryshe në aspektin profesional, duke të të sjellë rezultate pozitive. Të dielën, Hëna e re në Luan do të të çojë te qëllimet e tua, por do të duhet të çlirohesh nga sjelljet dhe gjërat e së shkuarës.

Peshorja

Aplikoje mençurinë që ke marrë vërdallë, Peshore. Do të jesh një person inteligjent, i cili di ç’do dhe ç’bën gjatë kësaj jave. Hëna e re në Luan të bën që ti ta rimendosh edhe një herë qëllimin tënd në lidhje me miqësinë dhe marrëdhëniet që krijon me të tjerët.

Akrepi

Seksi dhe joshja janë së pari mendore, më pas fizike. Hëna dhe Marsi të ndihmojnë që ta konsiderosh më mirë këtë praktikë dhe të komunikosh hapur dhe qartë për dëshirat e tua, sidomos në jetën seksuale. Të dielën, Hëna e re, të ndihmon të ecësh me hapa të sigurt drejt karrierës, duke të të inkurajuar që të kesh më shumë liri.

Shigjetari

Një fllad romantik do ta mbështjellë jetën tënde këtë javë. Romanca dhe kimia janë kudo rreth teje, ndaj planifiko që të bësh udhëtime të reja, për të mësuar dhe ushqyer shpirtin tënd të aventurës. Afërdita do të hyjë në Virgjëreshë, në sektorin tënd të karrierës, duke tërhequr drejt teje njerëz të suksesshëm në sferën profesionale.

Bricjapi

Zmadhoje tablonë dhe shiko edhe detajet e vogla. Do të kesh prioritet gjërat e vogla, të cilat kanë një impakt të jashtëzakonshëm në veprimet e mëdha. Hëna e re në Luan të orienton drejt intimitetit dhe thellimit të marrëdhënies sentimentale që ke me partnerin/en.

Ujori

Shprehe të vërtetën, Ujor! Hëna dhe Marsi do të të frymëzojnë që të ndash me të tjerët një frikë, ndjesi, apo eksperiencë të rëndësishme për ty dhe t’ia thuash një personi tek i cili ke besim. Hëna e re në Luan do të të bëjë të japësh dhe të marrësh dashuri, ndaj manifesto atë që do të marrësh. Afërdita hyn në Virgjëreshë këtë fundjavë e bën raportin tënd me një partner/e romantik/e më të bukur dhe më intim.

Peshqit

Cilat janë ndjesitë e tua? Hëna dhe Marsi formojnë një bashkim, duke të të ndihmuar që të përjetosh emocione të shumta dhe t’i identifikosh ato, për mirëqenien tënde. Hëna e re në Luan të ndihmon që të punosh më tej me rutinën, zakonet dhe synimet e tua.