Mos u shqetësoni për problemet e mundshme të një përpjekjeje të re që po bëni. Duhet të ecni përpara me besim. Nëse shfaqet ndonjë problem, do t’i trajtoni teksa ndodhin, rast pas rasti. Duhet të jeni të sigurt se do të jeni në gjendje të përballoni çdo gjë që të ndodhë. Nëse zhyteni në mendime për të gjitha gjërat që mund të shkojnë keq, do të ndaloni së fokusuari në gjërat shumë më domethënëse që mund të shkojnë shumë mirë! Mbani sytë nga e ardhmja!
Demi
Pak kohë më parë, Dem, ju hoqët një vijë në rërë për shkak të dikujt që nuk i njihte kufijtë tuaj. Megjithatë, ai person vazhdoi t’i shkelte, të ndërhynte dhe të ishte imponues, edhe pse e dinte se ti nuk ishe i kënaqur nga kjo gjë. Megjithatë, nuk e keni zbatuar vijën që keni vënë dhe me kalimin e kohës thjesht jeni mësuar me të. Keni harruar se gjërat mund të ishin më mirë për ju nëse do të fokusoheshit në veten tuaj, por mund ta keni këtë shans sot ose shumë shpejt. Flisni; nëse e bëni, kjo mund të ndryshojë gjithçka.
Binjakët
Po ju vjen një mundësi për të pasur ose për të bërë diçka që e dëshironit prej kohësh. Ju ndoshta jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë, ose do të jeni së shpejti. Tani është koha për t’u përgatitur për këtë, pasi kjo mundësi do t’ju shfaqet vetëm për një kohë të shkurtër dhe do t’ju duhet të veproni menjëherë. Ndërsa mund të keni disa dyshime, të tilla si koha ose njerëzit e përfshirë, ju duhet të vendosni nëse ajo që dëshironi ia vlen, apo duhet të merreni me ato gjëra të tjera. Bëni një zgjedhje dhe qëndrojini asaj.
Gaforrja
Ju mund të jeni të vendosur për të përfunduar një projekt të madh që keni marrë përsipër, megjithatë keni disa dyshime. Mund të duket se nuk pasqyron me të vërtetë atë se kush jeni, dhe madje mund të pyesni veten se si ju ka shkuar mendja ta bëni këtë gjë. Përdorni atë këmbëngulje të pabesueshme të Gaforres për të vazhduar përpara, edhe në ato momente kur ndiheni në dyshim. Ju duhet të shkoni deri në fund me këtë projekt – jo vetëm sepse do t’i provoni diçka vetes, por edhe sepse ka potencialin për të qenë i suksesshëm.
Luani
Ju mund të mendoni se nëse injoroni një problem personal, ai thjesht do të largohet. Kjo është thjesht një dëshirë, Luan. Edhe pse keni një mendje të fuqishme, mund të jeni të sigurt se problemi që ju shqetëson nuk do të zhduket si me magji. Ai përfshin një konflikt me dikë që ju intereson dhe ju duhet ta zgjidhni, jo ta injoroni. Nëse nuk thoni asgjë, mund të mos shfaqet më për një farë kohe, por do të dalë sërish. Thjesht nxirreni në shesh dhe mund të rivendosni paqen.
Virgjëresha
Dikush mund të jetë duke nënkuptuar – apo edhe duke e thënë hapur – që ju nuk meritoni një dhunti a dhuratë të veçantë që ju ka ofruar universi. Qoftë nëse kjo është një talent i lindur apo një fitim i papritur i çfarëdo lloji, ju mund të filloni të ndiheni të padenjë për të. A e ke menduar, Virgjëreshë, se ky person mund të jetë xheloz dhe ziliqar për atë që ke, dhe ata thjesht duan të diskreditojnë të drejtën tënde për të zotëruar diçka që vetë e lakmojnë? Ju mund të keni dhembshuri për persona të tillë, por duhet ta hidhni poshtë me neveri atë lloj negativiteti.
Peshorja
Ju nuk mund të bëni asgjë për një konflikt ose një problem që ju ka dalë kohët e fundit në jetën tuaj personale. Nuk ju takon juve ta zgjidhni atë, dhe gjithsesi nuk keni mundësi ta bëni. Pikërisht për këtë arsye nuk ka kuptim të vazhdoni të ndaleni apo të shqetësoheni për të. Ai do të zgjidhet vetë, dhe ju thjesht mund ta vështroni. Jepini vetes mundësi për t’u çlodhur dhe për ta pranuar situatën ashtu siç është, gjë që do t’ju rikthejë qetësinë shpirtërore.
Akrepi
Ju mund të mos e mendoni veten si një “person njerëzor”, i dashur Akrep, por ju keni gjithësesi një mënyrë sjelljeje tuajën me njerëzit. Perceptimi dhe aftësitë tuaja intuitive ju ndihmojnë të lexoni njerëzit dhe të kuptoni karakterin dhe motivimet e tyre. Përdoreni atë dhunti sot për t’u lidhur me dikë që mund të ngjallë konflikt ose një lloj telashi në një marrëveshje ose negociata. Përdorni mënyrën tuaj të zgjuar të marrëdhënieve me të tjerët për të kuptuar se çfarë po e nxit dikë dhe do të dini se çfarë të thoni dhe të bëni.
Shigjetari
Ju nuk e kuptoni këndvështrimin e një personi të caktuar dhe nuk e pranoni atë. Është shumë në kundërshtim me atë që ju besoni, Shigjetar. Megjithatë, ju duhet ta lini mënjanë këtë dhe të punoni ose të merreni me atë person. Që të ecni përpara me këtë në mënyrë paqësore dhe të suksesshme, duhet t’i ndani dallimet që keni në mënyrë që të mund të përballoni ndërveprimet me të tjerë. Për të arritur qëllimin tuaj të përbashkët, nuk është e nevojshme një marrëveshje – thjesht duhet mirësjellje dhe respekt.
Bricjapi
Perceptimi yt mund të jetë paksa jashtë shënjestre sot sepse jeni të preokupuar me diçka të rëndësishme. Dhe për shkak se kjo është diçka pozitive dhe ka potencial të madh, humori juaj mund të jetë i shkëlqyer dhe për këtë arsye, mund të supozoni se perceptimet tuaja janë të sakta thjesht sepse ndiheni shumë mirë për gjërat. Kjo do të thotë se mund të ndiheni tepër optimist për mënyrën se si po shkon diçka, por nëse jeni të vëmendshëm, i dashur Bricjap, do të kuptoni disa gjëra të vogla që duhet të adresohen, duke ju çuar drejt suksesit që meritoni!
Ujori
Kur qielli është i zi me re stuhie, mund të jetë e vështirë të imagjinohet se dielli po përpiqet të depërtojë. Dhe është e natyrshme të përgatitesh për bubullima dhe shi. Megjithatë ju jeni të vetëdijshëm se dielli do të kthehet. Ju mund të jeni në mes të një situate të stuhishme, i dashur Ujor, dhe kështu mund të përgatiteni për trazirat që vijnë bashkë me të. Ju ndoshta nuk mund ta imagjinoni një zgjidhje, megjithatë drita do të kthehet në situatën me të cilën po përballeni, dhe kjo është ajo që duhet të mendoni. Stuhia aktuale është e përkohshme – më shumë se sa e imagjinoni.
Peshqit
Qasja juaj ndaj një problemi mund të duket e nënvlerësuar, por është pikërisht mënyra e duhur për të vazhduar përpara. Njerëz të tjerë që janë të përfshirë, por në skaje, mund të mendojnë se ka nevojë për një përgjigje shumë më të zhurmshme dhe më agresive. Ju e dini më mirë si të veproni dhe këtë duhet ta keni parasysh. Mos u lëkundni nga ata që duan që të jeni të ashpër ose imponues; ky thjesht nuk është stili juaj dhe vetëm do të nxisë probleme shtesë. Ndiqni zemrën tuaj dhe dyshuesit do të bëhen besues! / bota.al