Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka inspektuar sot Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të parë nga afër kushtet e jetesës së pensionistëve dhe sfidat e këtij sektori në mbarë vendin.
Pas inspektimit, ai bëri një propozim konkret: pasuritë e konfiskuara nga Prokuroria e Posaçme të kthehen menjëherë në shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit.
Shifrat e bëjnë propozimin urgjent. Shqipëria ka vetëm 6 qendra publike rezidenciale për të strehuar të moshuarit, me kapacitet 330 vende, ndërsa mbi 60 mijë të moshuar jetojnë vetëm.
See also HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E shtunë, 4 prill 2026Aktualisht nevojat janë më të larta se sa vendet e lira, ndërkohë që shteti zotëron 63 ndërtesa të konfiskuara nga krimi: hotele, vila, apartamente.
“Vetëm këtë vit SPAK ka konfiskuar 2 milionë euro pasuri të krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike mund t’i vënë këto prona dhe pasuri në shërbim të të moshuarve”, tha Endrit Shabani.
See also SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”Gjatë inspektimit, Avokati i Popullit konstatoi edhe mungesë stafi mjekësor dhe infermierësh, si dhe mungesë mjedisesh trajtimi për të moshuarit me probleme të rënda shëndetësore.
