Lajme

Hoti pas vendimit të Qeverisë për pensionet: Pse nuk u rritën pensionet kur inflacioni ishte në kulm?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e fundit të pensioneve.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo nuk është një rritje e vërtetë.

“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet? Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?”

“Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, ka thënë Hoti.