Lajme

Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin: SHBA e përkushtuar për Kosovë sovrane

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka zhvilluar takimin lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Hovenier ka deklaruar se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar në X.