Lajme

Hoxha Ahmed Kalaja “masakron” Ballist Morinën për banderolën “Zoti është shqiptar”

Gjatë ndeshjes Shqiëpri-Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania” u hap një mesazh me shkrimin “Zoti është shqiptar”. Mesazh ky që ka sjellë reagime të shumta.

Së fundmi në lidhje me këtë banderolë ka reaguar edhë hoxha Ahmed Kalaja, edhe pse nuk ka një autorësi të këtij shkrimi, ai akuzon Ballist Morinën. Kalaja ka postuar një foto ku Ballist Morina shihet teksa mbanë diçka në dorë, që duket e ngjashme me mesazhin që u hap në stadium.

Hoxha bën thirrje që hetohet personi që ka përcjellë këtë mesazh, teksa shkruan se mesazhe të atilla sjellin përçarje dhe urrejtje fetare.

Postimi i plotë:

Zbulohet burimi i banderolës diskriminuese.

Shpresojmë në fuqinë e ligjit…

Shpresojmë në reagimin e :

Shtetit & Antiterrorit & Policisë & Komuniteteve Fetare & Komisionin Antidiskriminim pranë Kryeministrisë.

Shpresojmë që gjëra të tilla mos të përsëriten më.

Këta janë faqezijtë e KUQ E ZIJVE!

Turpi i Shqiptarisë!

Ata nuk përfaqsojnë tifozat kuq e zi;

Ata diskriminuan besimtarët e të gjitha feve; sepse në tifozeri ka besimtarë të të gjitha feve.

Ata injoruan KOMBËTAREN KUQ E ZI e cila në përbërjen e saj ka besimtarë praktikantë të të gjitha bedimeve.

Kopjacë të këqinj të atyre që na masakruan brez pas brezi që Zotin e paraqesnin si ultranacional.

A fetarizimi është sjelljë edhe kulturë komuniste personale po jo të njollosën Kuqezijtë.

KUQ E ZIJTË JANË SHQIPTARË TOLERANTË NDAJ BESIMIT!

KUQ E ZIJTË JANË BESIMTARË TË FEVE TË NDRYSHME!

KUQ E ZIJTË RESPEKTOJNË BESIMIN E ÇDO KUJT!

KUQ E ZIJTË I DUAN LOJTARËT E KOMBËTARES PAVARËSISHT BESIMEVE QË KANË!

KUQ E ZIJTË NUK JANË PËRÇARËS, AS DISKRIMINUES!

KUQ E ZIJTË JANË GJË TJETËR E FAQEZIJTË JANË GJË TJETËR!

Me këtë sjellje përçarëse edhe ndjellse e urrejtjes ndërfetare shpresojmë të veprojë ligji!

Mbetemi me shpresë; që ti thuhet stop IDIOTIZMIT në emër të PATRIOTIZMIT!

Amin!