Lajme

Hoxha nga Prishtina: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka rikonfirmuar nga Prishtina mbështetjen e plotë të Tiranës për Kosovën, duke theksuar se pavarësia e saj është një realitet i pakthyeshëm.

Pas takimit me Glauk Konjfufcen, Hoxha deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës në proceset e saj integruese dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai theksoi se Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme shqiptare dhe se zhvillimet në vend kanë rëndësi të drejtpërdrejtë edhe për Shqipërinë. Hoxha bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve, me fokus në koordinimin diplomatik dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Ministri shqiptar shprehu gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli i Evropës dhe UNESCO, duke e cilësuar integrimin ndërkombëtar të vendit si të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të Ngjashme