Lajme

Hoxhaj takon kongresistin amerikan

Kandidati për deputet nga PDK dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se në Prishtinë ka takuar kongresistin amerikan Keith Self, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Ishte kënaqësi të takoj në Prishtinë kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self, me të cilin bisedova për sfidat që po përballet vendi ynë. Shpreha shqetësimin tim lidhur me gjykimin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.

Postim i plotë:

Ishte kënaqësi të takoj në Prishtinë kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self, me të cilin bisedova për sfidat që po përballet vendi ynë. Shpreha shqetësimin tim lidhur me procesin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë.

Kërkova mbështetje për gjykim të drejt dhe lirim të shpejt për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin nga ky proces i dëmshëm, që ka tejkaluar çdo standard juridik dhe njerëzor, si dhe që kjo çështje të ngrihet edhe në Kongresin Amerikan.

Padrejtësia ndaj çlirimtarëve duhet të marrë fund.

Të Ngjashme