Lajme

Humb jetën një pushues në Sarandë

Pësoi arrest kardiak duke pushuar në plazh, humb jetën një person në Sarandë

‘Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’ njofton policia.