Lajme

Humb jetën tragjikisht punëtorja shqiptare në Itali (EMRI)

efundit

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se viktima e identifikuar me emrin, Anila Grishaj, humbi jetën gjatë orarit të punës në një fabrikë ushqimore.

Sipas medieve italiane 26-vjeçares fatkeqe i ka ngecur koka në një prej makinerive të fabrikës. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në zonën e Treviso.

“Punëtorja me origjinëe shqiptare vdiq rreth orës 16:00, pak para përfundimit të turnit të saj të punë”, shkruajnë mediet italiane.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka ndodhur për shkak të mungesës së masave të sigurisë në fabrikën ku punonte Anila Grishja, apo nëse makineria është prishur. Autoritete vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike, që i mori jetën shqipatres.