Ollie Watkins i ka dhënë fund beqarisë duke njoftuar fejesën me partneren e tij, Ellie Alderson.
Ylli i Anglisë dhe tashmë e fejuara e tij kanë shijuar një udhëtim në liqenin e Komos pas humbjes së ekipit të tij kundër Spanjës në finalen e Euro 2024.
Të hënën, Ellie hyri në Instagram për të njoftuar lajmin e lumtur me një seri fotosh mahnitëse.
Në foton e parë, Ollie shihet i ulur duke i propozuar Ellie-t, me të cilën fillimisht u takua në vitin 2018.
Një foto tjetër, tregon çiftin e sapofejuar të përqafuar ndërsa një tjetër zbulon vendndodhjen mahnitëse për propozimin.
“Natë speciale në liqenin e Komos me të fejuarin tim. Shumë e lumtur”, ka shkruar ajo.
Ollie dhe Ellie kanë shijuar një arratisje romantike së bashku pas humbjes së Anglisë në Euro.
Ellie ka një motër binjake, Sofie, dhe ka një diplomë për dizajn.
Çifti jeton së bashku në Birmingham dhe Ellie shihet shpesh duke mbështetur partnerin e saj në Villa Park.