Aldo Nallbati, është vetëm 24 vjeç dhe ka nevojë për kontributin e shqiptarëve. I riu si pasojë e një aksidenti me makinë të ndodhur më herët në qytetin e Korçës mbeti i plagosur rëndë dhe humbi njërën këmbë.
E vetmja shpresë që mjekët i dhanë 24-vjeçarit për të jetuar ishte amputimi i këmbës. Por, asgjë s’ka mbaruar për të riun, pasi një tjetër kalvar vuajtjesh ka filluar.
Nga pamundësia ekonomike ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të sigurojë ilaçet dhe protezën e këmbës.
Për këtë arsye, Aldo ka hapur një llogari në GoFundMe për të siguruar shumën që i nevojitet për mjekimet dhe protezën, në mënyrë që të ketë mundësi të ecë dhe të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë moshatarët e tij.
MUND TË KONTRIBUONI NË LINKUN KËTU
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb