ShowBizzz

Humbi prindërit në aksident, Alban Bushi: Është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti!

Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.

Trajneri ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë duke prekur pafund me fjalët e tij, “Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Humbi prindërit në aksident, Alban Bushi: Është

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.



bal