Bota

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE

Që nga dita e djeshme, vendet e sistemit Shengen, zona e udhëtimit pa pasaporta në Evropë, kanë filluar të prezantojnë rregulla të reja udhëtimi që do të zbatohen në të gjithë bllokun brenda tre muajve.

Rregullat e reja kërkojnë që të gjithë pasagjerët e vendeve të treta, përfshirë britanikët, të marrin gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohen kur hyjnë ose dalin nga shumica e vendeve të BE-së si dhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Një nga aeroportet e pakta , dhe më të ngarkuara, të BE-së që ka vendosur sistemin e ri që nga dita e parë është në Pragë, ku radhë të gjata filluan të krijoheshin.

Ndërsa makinat e reja dixhitale të regjistrimit kufitar duhet ta lehtësojnë përfundimisht procesin, të dhënat biometrike duhej të regjistroheshin manualisht nga forca kufitare çeke që në ditën e parë.

Pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar thanë se u është dashur të presin rreth një orë e 90 minuta në doganë.

/tiranapost

Të Ngjashme