Bota

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams bëhet shqiptar

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka marrë zyrtarisht shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj.

Vendimi erdhi pas kërkesës së tij dhe u publikua në gazetën zyrtare të shtetit. Adams kishte vizituar më parë Shqipërinë, ku kishte vlerësuar zhvillimin e Tiranës dhe kishte diskutuar bashkëpunime me kryeministrin Edi Rama, sidomos në turizëm dhe teknologji.

Sipas zëdhënësit të tij, kjo shtetësi simbolizon marrëdhëniet e mira dhe respektin mes palëve, ndërsa ligji shqiptar lejon dhënien e shtetësisë për të huajt kur konsiderohet në interes kombëtar.

/tiranapost

Të Ngjashme