Lajme

Hyn në fuqi Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga 1 qershori ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ai ka thënë se me themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës të miratuar nga Qeveria në detyrë ka nisur hapi i zbatimit të Ligjit për për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Qeveria e Kosovës më 3 prill kishte miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, ndërsa që më 23 prill Kuvendi kishte miratuar në lexim të dytë këtë ligj./teve1.info/

Të Ngjashme