ShowBizzz

Hyrja e nuses dhe vjehrrës në BBV3, ndezi rrjetin! Dyshja tërhiqet nga BBV3, ja pse

Konfirmimi i hyrjes së modeles Ekaterina Dubenik dhe vjehrrës së saj Shegushe Zeqiraj në BBV3, “çmendi” rrjetin dhe një hyrje ‘nuse-vjehrrë’ në shtëpi, nxiti mjaft interes te publiku.

Mirëpo ka qenë vet partneri i Katerinës dhe djali i Shegushes, gazetari Klinton Zeqiraj, i cili ka bërë me dije se partnerja dhe nëna e tij, nuk do të bëhen pjesë e BBV3.

Përmes një postimi në Instastory, Klintoni shkruan: “Duke qenë se rrjeti gëlon këto ditë për faktin që mami dhe Katerina mund të jenë pjesë e BBV3 jeni të shumtë që më keni pyetur pafund dhe keni treguar dashamirësinë tuaj për t’i parë në një format si Big Brother Vip, po ju bëj me dije se: Me gjithë dashurinë që keni treguar dhe respektin ndaj jush as mami as Katerina nuk do të jenë pjesë e programit. Faleminderit nga zemra për të gjithë komentet dhe mesazhet pozitive. Love you all❤️

Gjatë një “live” në Instagram mbrëmjen e sotme, gazetari Andi Vrapi ka treguar se në fakt dyshja janë tërhequr pasi produksioni vendosi që të mos i fuste më datë 13janar siç ishte menduar, por ta shtynte hyrjen e tyre deri më datë 15 shkurt, pasi një tjetër banor i “hyrjeve të dyta në BBV” ishte tërhequr dhe Ekaterina dhe Shegushja nuk kanë pranuar.



lokimagazine