Lajme

Hyrja e transgjinores në BBVK shkakton polemika

Mbrëmjen e djeshme ka nisur “Big Brother Vip Kosova 2”, pjesë e së cilit është bërë edhe transgjinorja, Edona James.

Edona, emri origjinal i së cilës është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Prania e saj në Big Brother Vip Kosova 2 nuk u prit aq qetësisht nga publiku, apo nga banorët e tjerë. Në fakt, në sy ranë mimikat e Monika Salihut, e cila për më tepër, as nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

Fama e Edonës mori më shumë bujë gjatë vitit 2014, kur u përfol për një lidhje me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

Edona ka qenë paraprakisht pjesë e Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do të përsërisë të njëtat gabime që i ka bërë atje.

Në po të njëjtin vit, Edona mori vëmendje si transgjinorja e parë shqiptare.