Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA), njëherësh prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e deleguar nga Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Dogana e Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar progresi i lëndëve në trajtim, hartimi i koncept-dokumentit, komentet që pritet të adresohen, struktura aktuale ligjore e ZRA-së, si dhe planet e institucionit për muajt e ardhshëm.
“Hyseni, i informoi zyrtarët për takimin e përbashkët në mes të ZRA – së dhe ARO-ve nga institucionet ligj zbatuese të Bosnjës Hercegovinës, Sarajevës dhe Shqipërisë, i cili do të organizohet në fillim të muajit shtator”, thuhet në njoftim
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim rritjen e efikasitetit në rikthimin e aseteve dhe realizimin e objektivave të përbashkëta.
