ShowBizzz

BBVK konfirmon personazhin e parë për sezonin e pestë

Vetëm dy ditë përpara nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, produksioni ka zbuluar zyrtarisht emrin e parë që do të jetë pjesë e spektaklit këtë sezon.

Bëhet fjalë për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj, e cila do të marrë rolin e opinionistes në edicionin e ri të formatit.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi të përbashkët në Instagram nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” dhe vetë Dembacaj, ku ajo prezantohet me rolin e saj të ri.

“Rudina Dembacaj opinioniste në Big Brother VIP Kosova 5”, shkruhet krahas fotografisë së publikuar nga produksioni.

Ky angazhim shënon një eksperiencë të re televizive për Dembacajn, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga aktrimi, moderimi dhe pjesëmarrjet e saj në projekte të ndryshme televizive.

Të Ngjashme