Lajme

I akuzuar për sulm seksual, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Kevin Spacey më në fund ka gjetur pafajësinë në dyert e gjykatës, pasi akuzat ndaj tij janë rrëzuar.

64-vjeçari është parë me lot në sy, kur Gjykata Southwark e shpalli atë të pafajshëm për shtatë akuza për sulm seksual dhe dy akuza për vepra të tjera të rënda seksuale.

Akuzat i përkisnin periudhës midis viteve 2004 dhe 2013, kur Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic në kryeqytetin britanik. Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”.

Aktori luajti gjithashtu në serialin e Netflix “House of Cards”, për pesë sezone përpara se të pushohej nga puna në vitin 2017.