Lajme

I akuzuar se kishte lidhje me McGonigal, Dorian Duçka shkon në SPAK

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, është paraqitur pasditen e kësaj të enjte pranë ambienteve të SPAK.

Ende nuk dihen arsyet se pse Duçka është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë kujtojmë se emri i tij u lakua gjatë në media lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së McGonigal dhe lidhjet e këtij të fundit me Shqipërinë.

Dorian Duçka është një ndër personat e përmendur në dosjen amerikane të arrestimit të Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut. Sipas aktakuzës, Duçka ka mundësuar takimin e parë të Ramës me McGonigal.