Lajme

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i riu që u mbyt në lumin Mat (EMRI/Foto)

Një person, i identifikuar si Erkin Lika, dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.

Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore.

Viktima Erkin Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, teksa ishte i apasionuar pas alpinizmit.

See also  VIDEO- Sulmet me dron të Iranit, udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe qetësojnë qytetarët! Shëtitje dhe kafe në një qendër tregtareSipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe ekipet nga Kosova për nxjerrjen e trupit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë ende kërkimet./TCh

See also  Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Të Ngjashme