Lajme

I arrestuari sulmon dy policë brenda stacionit në Podujevë

Një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ndodhej në stacionin policor në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 17:35.

I dyshuari, mashkull kosovar, i cili ishte i arrestuar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

Të gjitha palët e përfshira, përfshirë të dyshuarin dhe zyrtarët policorë, kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme