Lajme

I bëri thirrje Ramës që të nisë vetëpastrimin e partisë, por u sulmua nga zyrtarët e PS, reagon Elisa Spiropali: Asnjë s’më frikëson

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali dy ditë më parë bëri një deklaratë, ku kërkoi një vetëpastrim të Partisë Socialiste, “pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, siç u shpreh ajo.

Por menjëherë pas kësaj deklarata, Spiropali u sulmua nga kryetarja e PS në Shkodër, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali”.

Por sot, Spiropali ka zgjedhur që t’i përgjigjet përmes një poezie të Anna Akhmatovës.

See also  Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë“Kur t’ju merren mend’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës”, shkruan Spiropali.

Spiropali ka përcjellë mesazhin se sulmet dhe kritikat ndaj saj nuk e frikësojnë, por përkundrazi shndërrohen në një burim force.

Postimi i Elisa Spiropalit

Mirëmëngjes☀️

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

See also  VIDEO+FOTO/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë” dhe për pak sa nuk përfundon në det, plagoset rëndë shoferi! Pamjet e aksidentitKaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

Të Ngjashme