ShowBizzz

“I çova një pjatë fasule!’ Big Basta zbulon historinë e pazakontë të njohjes me Vesa Lumën

Së fundmi i ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ishte Big Basta.

Ndër të tjera, ai rrëfeu një histori të veçantë të njohjes me partneren e tij, Vesa Luma.

Big Basta tregoi se si ushqimi tradicional, më saktë një pjatë me fasule e bashkoi atë me Vesën.

TS Poll - Loading poll ...

“Vesën e dua shumë dhe për herë të parë jemi takuar te “Dancing with the star”. Vesa s’më kishte kërkuar ndonjëherë tekste dhe unë e pyeta pse s’më ke kerrkuar asnjëherë tekst dhe me tha do të kërkoj që nesër. Nga ai moment u afruam me njëri-tjetrin. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thash mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule. Ma ktheu pjatën bosh pa fasule, por me shumë dashuri”, u shpreh Big Basta “Në kurthin e Piter Pan”.