Lajme

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën më pas e ka dorëzuar në Polici, me qëllim që t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, pas verifikimit të dokumentacionit dhe përfundimit të procedurave përkatëse, kuleta, dokumentet personale dhe paratë i janë kthyer pronarit.

Policia e ka vlerësuar veprimin e qytetarit si shembull pozitiv dhe e ka falënderuar për korrektësinë dhe përgjegjësinë e treguar.

“Shembull i mirë i një qytetari në Vushtrri, i cili, pasi ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të njëjtat i ka dorëzuar në Polici, me qëllim që t’i kthehen pronarit të ligjshëm. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe procedurave përkatëse, kuleta, dokumentet dhe paratë i janë kthyer pronarit. Policia falënderon qytetarin për veprimin e tij shembullor”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme