Lajme

I dashuruar me vajzën nga Kosova, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë në fshehtësi

Prej kohësh po thuhet se këngëtari shqiptar është në një lidhje dashurie, mirëpo deri më tani identiteti i vajzës që i ka vjedhur zemrën Ardian Bujupit nuk është zbuluar për mediat.

E teksa ne “vrasim mendjen”  se kush është partnerja e Ardianit, këngëtari nga ana tjetër ka kurorëzuzar këtë dashuri me martesë.

Mësohet se ai është martuar në Gjermani në një ceremoni private. Burime pranë “Prive”  bëjnë me dije se zemrën e Ardianit e ka “vjedhur”  një shqiptare nga Kosova e cila jeton në Gjermani.

Artisti s’ka dashur të zbulojë detaje nga ceremonia e tij, por duket se dikush i ka zbuluar sekretin e dasmës, ndërkohë deri më tani nuk kemi asnëj reagim nga vetë Ardiani.