Lajme

I dehur dhe i droguar, arrestohet shqiptari që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën partnerja e tij

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe shkaktoi aksident fatal.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti. Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj u përmbys nga aksidenti.

Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.