Lajme

I dëmtohet baneri elektoral, reagon kandidatja e VV-së: Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka reaguar pasi baneri i saj elektoral është dëmtuar.

Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar atë si një akt të ulët dhe të papranueshëm, që cenon frymën e garës demokratike dhe konkurrencës së ndershme.

“Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt. Prishja dhe dëmtimi i banerit tim është një akt i ulët dhe i papranueshëm, që e dënoj ashpër. Kjo nuk është garë demokratike, por sjellje që dëmton frymën e respektit dhe të konkurrencës së ndershme”, ka shkruar ajo.

Pajaziti u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe sigurisë që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe të identifikojnë autorët e dëmtimit.

Postim i plotë:

REAGIM

Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt. Prishja dhe dëmtimi i banerit tim është një akt i ulët dhe i papranueshëm, që e dënoj ashpër. Kjo nuk është garë demokratike, por sjellje që dëmton frymën e respektit dhe të konkurrencës së ndershme.

Ftoj organet e rendit dhe të sigurisë që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe të zbulojnë autorët. Kushdo që qëndron prapa këtij veprimi duhet të përballet me përgjegjësinë ligjore. Askush nuk mund të frikësojë apo të ndalë vullnetin qytetar me akte vandalizmi.

Të Ngjashme