ShowBizzz

I denoncuar për dhunë, habit Atilla Kardesh: Askush nuk ia do më shumë Drenushës të mirën se unë!

Atilla Kardesh ka folur për herë të pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai është shprehur se ndihet mirë, ndërsa këmbëngul se situata mes tij dhe ish bashkëshortes, Drenusha Latifi, e cila e pati akuzuar publikisht për dhunë, është shtensionuar tashmë.

Ndihem OK, kam marrë pak më shumë famë nga sa kisha përpara se të hyja në program. Por ndihem mirë edhe që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla.“Ishte pak e pritur, edhe pse nuk qe situatë e mirë, për shkak se isha protagonist. Megjithatë, jam krenar dhe i gëzuar që jam në një shtet demokratik, ku cdo organizatë, apo individ mund të shpreh mendimin e vet”.

“Mund të them se edhe kur isha jashtë shtëpisë, Drenusha e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”, theksoi Atilla.



bal