Lajme

I dënuar me 1 vjet e 9 muaj burgim për narkotikë, 25 vjeçari në pranga

Një 25 vjeçar është arrestuar në Prishtinë.

F.B, ishte në kërkim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe ishte i dënuar me 1 vit e 9 muaj burgim.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

“Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thuhet më tej në njoftim.

Të Ngjashme