Lajme

I dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti”

Është ekstraduar nga Kolumbia Saimir Rosales Rodriguez. Msohet se Rodriguez, i cili njihet me pseudonimin “kimisti”, iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Bëhet me dije se kolumbiani është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO për grupin e laboratorit të kokainës në Frakull. “Kimisti”, i cili u larfua nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Kolumbi në shtatorin e kaluar.

Më 15 Qershor 2024, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin ndaj ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj vendosi të deklarojë fajtorë të 11 të pandehurit dhe i dënoi përfundimisht me 88 vjet e 4 muaj burgim në total, konkretisht:

NEWS  “Dëgjojeni vetë!/ Noka nxjerr në dritë lidhjen e Ramës me ndërtimet e krimit: Pastron paratë në– Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku dhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra u dënuan me nga 11 vjet e 4 muaj burgim secili;

– Viktor Çervanaku me 10 vjet burg;

– Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi me nga 9 vjet e 4 muaj heqje lirie;

– Enxhi Ferhati, Marildo Rona dhe Bledar Matoshi me nga 8 vjet burgim dhe Julian Malaj me 2 vjet heqje lirie. Pas shpalljes së dënimit, Malaj është liruar pasi koha e zgjatjes së paraburgimit ishte më e madhe se dënimi i dhënë ndaj tij.

NEWS  Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Sarandë! Si e kishin përshtatur apartamentin për të rritur “hashash”Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi.

Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.

NEWS  “S’ka më hezitime!” / Kaos e akuza me Aeroportin e Vlorës, Pacolli i bën thirrje urgjente SPAK-ut dhe Prokurorisë!

Të Ngjashme