Lajme

I dënuar për drogë dhe grup kriminal në Itali, arrestohet i “forti” në Durrës

I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin,

Një 39-vjeçar, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 6 vjet e 9 muaj burgim, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.

Shtetasi Ermal (Fation) Skënder Dumo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Trento, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

– Advertisement –

39-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia në shtetin fqinj.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol.

“Strukturat e DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas në kërkim ndërkombëtar që fshihej në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Gjatë operacionit, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.