Lajme

I dënuar për trafikim droge, i sekuestrohet pasuria me vlerë 1 milionë euro 34-vjeçarit nga Cërriku

Një 34-vjeçari nga Cërriku, i dënuar për trafikim droge i ështtë sekuestruar pasuria me vlerë 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Bëhet me dije se i është sekuestruar pasuria Eris Skënderit, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Skënderit i është sekuestruar një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2, një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik, 2 automjete dhe 1 motomjet.

Kujtojmë që Skënderi është arrestuar më 19 korrik të 2020, pasi shiste drogë në marketin e tij.Gjatë kontrolleve atë kohë policia gjet dhe sekuestroi  2.6 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në disa kavanozë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24.09.2023, i i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit:

Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;
-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;
-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.