Larg zhurmës së zgjedhjeve të Këshillit Federal, është edhe një tjetër pozicion prestigjioz në nivelin më të lartë federal i cili do të ndahet më 13 dhjetor. Parlamenti pra do të zgjedhë kancelarin e ri federal, d.m.th., kreun e pozitës së stafit të qeverisë së shtetit, për katër vjet, transmeton albinfo.ch.
Ky funksion, në varësi të interpretimit – kryesisht përshkruhet si post i kryeadministratorit federal. Kancelari zakonisht prezantohet bashkë me Këshillin Federal, qeverinë e vendit por nuk ka fuqinë e ministrave që përbëjnë qeverinë
Pretendimet e SVP-së tashmë dihen. Partia më e madhe në vend nuk ka mundur asnjëherë ta zërë këtë post. Tashmë qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm, por një gjë bie në sy: Siç raportojnë disa burime për SonntagsBlick, i preferuari i kryesisë së SVP-së quhet Martin Baltisser.
54-vjeçari ka qenë dikur sekretar i përgjithshëm i partisë dhe është ende pjesë e rrethit të ngushtë të kreut të saj. Ndonjëherë ai drejtonte biznesin e Robinvest AG, kompania konsulente e drejtuar nga “patriarku” i partisë, Christoph Blocher, një shenjë besimi kjo për të.
Baltisser nuk njeh vetëm politikën, por edhe administratën nga brend, transmeton albinfo.cha. Besnikëria e tij ndaj linjës SVP mund të rezultojë të jetë një pengesë për zgjedhjen e tij; Në vitin 2015 ai qe dënuar për diskriminim racor për shkak të posterit “Kosovarët therin zviceranët”.
Të kujtojmë: Me fushatën e tyre reklamuese “Kosovarët therrin zviceranët”, sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i SVP-së Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij Silvia Bär ishin dënuar sepse, siç kishte konstatuar Gjykata Federale, ata kishin “denigruar një grup etnik dhe kishin bërë thirrje për urrejtje dhe diskriminim”.