ShowBizzz

I diagnostikuar me parkinson, Fox ngrihet në këmbë dhe përlot skenën e BAFTA 2024!

Ylli i “Back To The Future”, Michael J Fox i cili po jeton me sëmundjen e parkinsonit bëri një paraqitje surprizë në Baftas për të ndarë çmimin e filmit më të mirë.

Aktori 62-vjeçar doli në skenë në një karrige me rrota, por këmbënguli të ngrihej në podium për t’i dhënë çmimin Oppenheimer-it të Christopher Nolan. Ngritja e tij në këmbë bëri që gjithë audienca të ngrihej në këmbë e përlotur, duke e parë atë në skenë. Ai u diagnostikua në vitet 1990 dhe rrallë del në publik. Filmi i Davis Guggenheim, Still: A Michael J Fox Movie, u nominua për dokumentarin më të mirë, por humbi në 20 Days In Mariupol. Duke prezantuar aktorin kanadezo-amerikan në skenë në Royal Festival Hall në Londër, pritësi i Bafta-s, David Tennant e përshkroi atë si një legjendë të vërtetë të kinemasë. Kur prezantoi të nominuarit për filmin më të mirë, Fox e përshkroi kinemanë si magji që mund të të ndryshojë jetën.

“Pesë filma u nominuan në këtë kategori sonte dhe të pesë kanë diçka të përbashkët. Ata janë më të mirët e asaj që ne bëjmë”, tha Fox, citon BBC.

Ai foli për filmin si bashkimin e njerëzve, pa marrë parasysh se kush jeni apo nga jeni.

“Ka një arsye pse ata thonë se filmat janë magji, sepse filmat mund të ndryshojnë ditën tuaj. Filmi mund të ndryshojë pikëpamjen tuaj. Ndonjëherë mund të ndryshojë jetën tuaj”, shtoi ai.