Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur për situatën politikë në vend dhe për kaosin që po krijon opozita në Kuvend dhe Komisionet parlamentare.
Ai tha se nuk është pjesë e tyre pasi nuk ndan të njëjtat qendrime me ta, teksa deklaroi se se nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD, duke rikujtuar se e ka përjashtuar më herët Gazment Bardhi.
“Me Berishën kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtet i PD, të vinin figura të reja, intelektual të rinj. Duhet t’i jepnim një zgjidhje. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar.
Njerëzit te opozita njerëzit nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativ në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim”,tha Shehaj në “Opinion” në Tv Klan.
Ai u pyet gjithashtu nëse do të krijojë një parti të re, Shehaj nuk e përjashtoi si mundësi, por tha se nuk e mendon tani.
“Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk kam marrë një vendim të tillë. Nuk e përjashtoj. Cdo mundësi është…”, tha ai ndër të tjera.